Ndodh edhe kjo – Kompanitë nga Beogradi vërshojnë KEK`un, shqetësim për sigurinë (foto)

Ndodh edhe kjo – Kompanitë nga Beogradi vërshojnë KEK`un, shqetësim për sigurinë (foto)

Kompanitë që merren me servisimin e termocentraleve të energjisë elektrike kanë filluar të vërshojnë KEK-un në Kosovë.

Sot një veturë me tabela të Serbisë është parë në ambientet e termocentraleve të KEK-ut, me detyrën për të servisuar valvulat në KEK.

Fotografitë janë dërguar në redaksinë e gazetës “Epoka e re”, transmeton Periskopi.

Gazeta merr vesh se kohëve të fundit kompanitë e Serbisë kanë filluar të marrin kogja kontrata në KEK, e kur dihet se në vendin tonë ka kompani të huaja si gjermane, austriake, e të tjera lokale që kanë përfaqësitë këtu për të kryer çfarëdo servisimi në KEK.

Shpërndaje në: