Zgjedhja e Bashës Kryeparlamentar, Osmani: Në përputhje me Kushtetuën, Kuvendi të zgjedh Qeverinë e re

Zgjedhja e Bashës Kryeparlamentar, Osmani: Në përputhje me Kushtetuën, Kuvendi të zgjedh Qeverinë e re

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mirëpritur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në reagimin e Presidencës thuhet se shpresojnë që procesi të mbyllet në përputhje me Kushtetuën.

“Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit”.

Reagimi i plotë:

Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi.

Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit./Periskopi/

Ambasadori i Britanisë së Madhe reagon pas zhvillimeve në Kuvend, ka një thirrje për subjektet politike

Shpërndaje në: