Bie ankesa e VV në Supreme – Kjo e fundit urdhëron KQZ të certifikoj Listën Serbe

Bie ankesa e VV në Supreme – Kjo e fundit urdhëron KQZ të certifikoj Listën Serbe

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e dy anëtarëve të KQZ Sami Kurteshi e Alban Krasniqi që kërkonin që Lista Serbe të mos certifkohet, raporton Periskopi.

Supremja ka urdhëruar KQZ që të cerfitkoj Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Pjesë nga Vendimi i Supremes

Vendimi i plotë

Vendimi 

A r s y e t i m Me vendimin e PZAP-së, A.nr.3/2025, të datës 23.08.2025, është vendosur; I. Aprovohet e bazuar ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Komunën e Mitrovicës së Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. Protokolli 01/2215/2025, i datës 21.08.2025, për shkak të mos certifikimit të Listës së kandidatëve për Asamble Komunale dhe kandidatëve për Kryetar të Komunës së subjektit politik Lista Serbe, për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të Republikës së Kosovës që do të mbahen me datë 12 Tetor 2025.
II. Anulohet vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), me nr. Protokolli 01/2215/2025, i datës 21.08.2025, Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që të certifikojë subjektin politik Lista Serbe me listën e kandidatëve për Asamble Komunale dhe kandidatëve për Kryetar të Komunës të këtij subjekti politik, sipas Rekomandimit të Zyrës për Regjistrim, Çertifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike të KQZ-së, i datës 21.08.2025, për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të Republikës së Kosovës që do të mbahen me datë 12 Tetor 2025.
2 Kundër vendimit të PZAP-së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, në cilësinë e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, me të cilën e kontestojnë ligjshmërinë e vendimit të PZAP-it, me propozim që të: Anulohet vendimi
A.nr.3/2025, i datës 23.08.2025 dhe të miratojë vendimin e KQZ-së, të datës 21.08.2025, për mos certifikimin e subjektit politik Lista Serbe, si dhe të kandidatëve të saj për Asamble Komunale, përzgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës, të datës 12 tetor 2025.
Përgjigje në ankesë ka paraqitur PZAP-i, përmes të cilës kundërshton pretendimet ankimore dhe propozon që ankesa e parashtruar nga Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, në cilësinë e anëtarit të KQZ-së, të hedhet si e palejuar, apo të refuzohet si e pabazuar.
Gjykata Supreme e Kosovës, në procedurën e vendosjes sipas ankesës së parashtruar nga ankuesit, si dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, e duke u mbështetur në nenin 80 paragrafi 3, pika 3.1 dhe 3.3 të Ligjit për Konfliktet Administrative Nr.08/L-182, lidhur me nenin 118 paragrafi 4 të Ligjit nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, gjeti se:
Ankesa është e palejuar.

 

 

Shpërndaje në: