LDK-ja i thotë “JO” mbledhjes së të hënës

LDK-ja i thotë “JO” mbledhjes së të hënës

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka treguar se pse LDK s’ka marrë pjesë në votimet për nënkryetar. Bajrami ka thënë se LDK e konsideron si diçka të jashtëligjshme për faktin se s’është ndjekur rendi i ditës i dakorduar.

Ajo ka thënë se në seancën e 8 prilllit, janë marrë vesh që votimi për nënkryetar të bëhet në pako.

“Në mbledhjen e 8 prillit është vendosur që nënkryetarë të votohen në pako. Gjykata Kushtetuese na ka urdhëruar që të ndjekim rendin e ditës. LDK s’ka votuar sepse s’është ndjekur rendi i ditës”, ka thënë Bajrami.

Bajrami shtoi se LDK nuk merr pjesë në mbledhjen e së hënës së Kryesisë së Kuvendit.

“Jo, absolutisht sepse konsiderojmë që çdo gjë që ndodh pas mbylljes arbitrate të seancës, pa konstituim të Kuvendit, është antikushtetuese. Nuk do të marrim pjesë”, ka thënë Bajrami./Periskopi/

Shpërndaje në: