Sulmi me dron ukrainas shkakton zjarre të mëdha në pyjet pranë rezidencës së Putinit

Sulmi me dron ukrainas shkakton zjarre të mëdha në pyjet pranë rezidencës së Putinit

Sulmet me dronë ukrainas kanë shkaktuar zjarre të mëdha në pyjet afër Detit të Zi, që u përhapën vetëm pak kilometra larg kompleksit luksoz të liderit rus Vladimir Putin, të njohur si “Pallati i Putinit”.

Autoritetet lokale në rajonin e Krasnodarit raportuan se rreth 100 ekipe emergjence luftuan me flakët e shkaktuara nga rënia e pjesëve të një droni nga ana e mbrojtjes ajrore ruse.

Dëmet përfshinin sipërfaqe të mëdha pyjore, ndërsa zjarri u përhap vetëm rreth 9 kilometra nga rezidenca mbretërore në Kepin Idokopas, afër Gelendzhikut, shkruajnë mediat e huaja.

Pavarësisht situatës së ndjeshme, nuk u regjistruan të lënduar apo viktima. Megjithatë, emergjenca raportoi se disa pushues u evakuuan për shkak të tymit dhe u transportuan me anije drejt zonave më të sigurta.

Nënshtrohet edhe pyetje nëse rezidenca ka qenë objektivi i vërtetë i sulmit të Kievit./Periskopi/

Shpërndaje në: