Buja për 1 shtatorin: Lipjani meriton arsim të cilësisë më të lartë dhe kjo do të jetë prioriteti ynë politik e qeverisës
Kandidati i PDK`së për kryetar komune në Lipjan, Shukri Buja ka uruar 1 shtatorin duke thënë se nën qeverijes e tij, arsimi do të jetë një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së ardhshme të tij, raporton Periskopi.
Sipas Bujes, përkundër përpjekjeve dhe angazhimit të mësimdhënësve, komuna ka dështuar në përgjegjësinë më të madhe që ka: të krijojë kushte të denja për shkollimin e fëmijëve tanë.
Reagimi i plotë:
1 Shtatori: dita e dijes, dita e mësuesve, dita e së ardhmes
Sot, në fillim të vitit të ri shkollor, kafen e mëngjesit e ndamë me mësimdhënës të nderuar, njerëz që me sakrificë dhe përkushtim i kanë dhënë jetë arsimit në vendin tonë, si dhe njëkohësisht kanë kontribuar në çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Respekti për ta nuk është vetëm mirënjohje për të kaluarën, por është udhërrëfyes për të ardhmen time në qeverisje me komunën e Lipjanit.
Por, për fat të keq, sot arsimi në Lipjan nuk është aty ku duhet të jetë. Përkundër përpjekjeve dhe angazhimit të mësimdhënësve, komuna ka dështuar në përgjegjësinë më të madhe që ka: të krijojë kushte të denja për shkollimin e fëmijëve tanë.
– Shkolla me objekte të vjetruara e të amortizuara;
– Mungesë sallash sportive dhe laboratorësh modernë;
– Nxënës që mësojnë në klasa të mbipopulluara;
– Mësimdhënës të lënë pas dore, të parespektuar dhe me kërkesa të pambështetura.
Ndryshimi është i domosdoshëm. Ne nuk do të lejojmë që fëmijët tanë të rriten në shkolla të shekullit të kaluar. Ne do të sigurojmë që çdo nxënës të ketë kushte moderne, që çdo shkollë të ketë infrastrukturë të re dhe bashkëkohore, si dhe që çdo mësimdhënës të trajtohet me respektin dhe dinjitetin që meriton.
Lipjani meriton arsim të cilësisë më të lartë, dhe kjo do të jetë prioriteti ynë politik e qeverisës.



