Hidhet një mjet shpërthyes në një lokal në Shipol të Mitrovicës

Hidhet një mjet shpërthyes në një lokal në Shipol të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se perona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në një lokal në Shipol të Mitrovicës, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale.

Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti thuhet se është nën hetime./Periskopi

Shpërndaje në: