Hekuran Murati: Përparim Rama dështimin e tij po mundohet ta mbulojë me viktimizim

Hekuran Murati: Përparim Rama dështimin e tij po mundohet ta mbulojë me viktimizim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës një kërkesë kundër Ministrisë së Financave,  për siç tha ai, cenimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës,

Mirëpo, për këtë ka reaguar ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati.

Murati përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar kryetarin e kryeqytetit për dështim për 4 vite në komunë.

Sipas tij, Përparim Rama tash po mundohet me e mbulu dhe arsyetu me viktimizim.

“Çfarë ka ndodhur me buxhetin e Komunës së Prishtinës? Qe faktet: Me 30 shtator 2024, Komuna e Prishtinës nuk ka arritur t’a miratojë projekt-buxhetin e vitit 2025 sipas afatit ligjor. Por as deri më 31 tetor Komuna e Prishtinës nuk ka arritur ta miratojë projekt-buxhetin komunal, para se ligji të dërgohet në Kuvend. Pra i ka ikur edhe mundësia e dytë që Komuna e kishte.

“Me 31 tetor 2024, Ministria e Financave është detyruar t’a dërgojë buxhetin e konsoliduar për miratim në Qeveri e pastaj në Kuvend, pa e përfshirë projekt-buxhetin e Komunës së Prishtinës i cili nuk ishte miratuar në asamble komunale.

Me 11 nëntor 2024, Kuvendi e miraton në lexim të parë Ligjin e Buxhetit për vitin 2025”, ka shkruar ai./Periskopi

Postimi i plotë:

 

Rama padit Ministrinë e Financave: 35 milionë euro të bllokuara politikisht ndaj Prishtinës

Shpërndaje në: