Arian Tahiri inspekton punimet në rrugën “Ali Zeneli”

Arian Tahiri inspekton punimet në rrugën “Ali Zeneli”

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri është parë sot në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë, e cila është hapur dhe ndërtuar nga Komuna e Mitrovicës.

Ai është parë sot duke bashkëbiseduar me banorët e kësaj rruge si dhe duke inspektuar detajet e fundit që janë duke u punuar për rrugën e cila ishte paraparë të ndërtohej që nga vitet e 60-ta.

Gjatë ditës janë vendosur kunjat në këtë rrugë për të siguruar hapësirën në trotuare për këmbësorë./Periskopi/

 

Shpërndaje në: