Bellingham rikthehet nga lëndimi pas tetë javëve mungesë

Bellingham rikthehet nga lëndimi pas tetë javëve mungesë

Jude Bellingham ka dhënë lajmin që tifozët e Real Madridit prisnin prej kohësh.

Pas plot tetë javësh rikuperim nga një operacion në shpatull, mesfushori anglez është rikthyer sërish në fushë.

“8 javë… përsëri në fushë me vëllezërit e mi!”, shkroi Bellingham në një postim në Instagram, duke shpërndarë gëzimin e tij me ndjekësit.

Bellingham mbetet një nga asetet më të mëdha të skuadrës madrilene falë fuqisë fizike, kreativitetit dhe aftësisë për të shënuar gola vendimtarë./Periskopi/

Shpërndaje në: