Fotografia e dronit rus të rrëzuar në Poloni
Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake njoftoi se gjatë sulmit masiv të sotëm nga Federata Ruse ndaj objektivave të vendosura në Ukrainë, hapësira ajrore polake u shkel vazhdimisht nga dronë.
Sipas deklaratës zyrtare, një operacion ushtarak është duke u zhvilluar aktualisht që synon identifikimin dhe neutralizimin e objekteve, transmeton Telegrafi.
Me urdhër të Komandantit Operacional, u përdorën armë dhe shërbimet përkatëse po kryejnë aktivitete që lidhen me gjetjen dhe sigurimin e rrënojave të mjeteve ajrore pa pilot të rrëzuara.



