Kurti para disa viteve: Nuk mendoj që shqiptarët i dojnë amerikanët e as Amerikën

Kurti para disa viteve: Nuk mendoj që shqiptarët i dojnë amerikanët e as Amerikën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk thoshte edhe fjalë aq të mira dikur për Amerikën, raporton Periskopi.

Kjo e vërteton edhe një video që insajderi e ka publikuar në një bisedim me disa qytetarë në vitin 2016.

Ai deklaronte shqiptarët nuk e duan Amerikën, por më shumë sipas tij e kanë frikën e braktisjes nga Amerika.

“Prej përvojës tu fol qishtu me njerëz, nuk mendoj që shqiptarët e dojnë amerikanët e as Amerikën. Unë mendoj që shqiptarët më shumë e kanë një far ankthi të mundësisë braktisjes nga Amerika se sa që e dojnë Amerikën. Paramendoj që një fëmijë në plazhë është vet, edhe shkon nana me ato shoqet, a din kur humb në plazhë fëmija, edhe fëmija kur humb në plazhë nuk mendon që ka humb ai, por që e ka lënë nëna. Ankthi i braktisjes.”, pati thënë Kurti para disa viteve.

Shpërndaje në: