Kraki: Zor me ditë se cila pjesë e veprimeve tona e nervozoi Amerikën
Deputeti i VV-së, Nezir Kraki, ndër vite e shpallte fundin Amerikës, PDK-së, subjekteve e institucioneve të ndryshme.
Megjithatë, këtë herë nuk ia dha fundin askujt, përcjell Periskopi.
Kraki tha se është zor për ta kuptuar se çka e ka nervozuar Amerikën.
“Zor me ditë se cila pjesë e veprimeve tona e nervozoi Amerikën. Nuk ka pasë aksion që me pasë reaksion të Amerikës”, tha ai në Kanal10.



