Hoti për pezullimin e dialogut nga SHBA: Osmani nuk e mbrojti Kushtetutën, u radhit pas Kurtit

Hoti për pezullimin e dialogut nga SHBA: Osmani nuk e mbrojti Kushtetutën, u radhit pas Kurtit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Ambasadës Amerikane për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik për Kosovën.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se pezullimi i këtij dialogu për Kosovën do të ketë pasoja afatgjata, raporton Periskopi.

“Goditja që mori dje shteti i Kosovës nga ndërprerja e dialogut strategjik Kosovë-SHBA do të ketë pasoja afatgjata nëse nuk ndryshon kursi i zhvillimeve politike. Të mos harrojmë se jemi edhe nën masa financiare të BE-së për më shumë se dy vjetë, ka shkruar ai.

Ish-kryeministri i Kosovës e ka bërë përgjegjëse presidenten e vendit, Vjosa Osmani,  për mos veprim ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ky vendim i SHBA-së do të ishte i shmangshëm sikur Presidentja Osmani ta kishte përmbushur detyrimin e saj kushtetues, duke marrë përgjegjësinë për të mbrojtur Kushtetutën dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, institucionet gjyqësore e prokuroriale, gazetarët, bizneset dhe komunitetet pa dallim nga sulmet dhe presioni i Kurtit dhe Vetëvendosjes. Në vend të kryerjes së obligimit të saj kushtetues, Osmani në vazhdimësi zgjidhte heshtjen ose radhitej pas Kurtit”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, ky vendim i SHBA-së është zile e re alarmi për ata që bartin përgjegjësi institucionale apo politike, shumë prej të cilëve viteve të fundit Kurti i ka tërhequr zvarrë drejt narratives së tij të popullizmit të mbrapshtë që solli këtë vendim të SHBA-së.

“Zilja ra sërish dhe shumë fuqishëm. Nesër, kur mund të bëhet vonë, askush nuk mund të thotë se nuk u zgjua ngase nuk i ra kush ziles.Zilja kishte rënë edhe në fillim të vitit 2020. Atëherë, LDK-ja zgjodhi partneritetin me SHBA-në para ruajtjes së pozitave qeveritare”,ka shkruar Hoti./Periskopi

Postimi i plotë:

Amerika ia kthen shpinën Kosovës, shkak Albin Kurti

Shpërndaje në: