Pëson infarkt ambasadori ukrainas në Shqipëri
Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, dyshohet se ka pësuar infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë, me ç’rast është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ambasadori nuk ka pasur takim pune në qarkun e Korçës, por ka qenë me bashkëshorten e tij në Voskopojë për të vizituar fshatin turistik.
Prej vitit 2020, Shkurov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri./Periskopi/



