Fisnik Asllani e Diant Ramaj, në ekipin e javës në Bundesligë

Fisnik Asllani e Diant Ramaj, në ekipin e javës në Bundesligë

Fisnik Asllani dhe Diant Ramaj janë përfshirë në ekipin ideal të javës në Bundesligë.

Dy futbollistët kosovarë shkëlqyen në xhiron e tretë të kampionatit gjerman, që u luajt në fundjavë, shkruan Express, transmeton Periskopi.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ishte i jashtëzakonshëm duke e ndihmuar Hoffenheimin që ta mposht Union Berlinin në udhëtim me rezultat 4:2.

Sulmuesi i ri kosovar i realizoi dy gola për udhëtuesit dhe kështu u përfshi në ekipin e javës dhe në sulm e gjen veten përkrah yllit të Bayern Munichut, Harry Kane.

Ndërkaq, në portë në formacionin e javës gjendet portieri kosovar, Diant Ramaj, i cili shkëlqeu individualisht, përkundër humbjes së ekipit të tij.

Në fakt, portieri që po e pret Kombëtarja e Kosovës qe një kohë, bëri pritje fantastike duke e shmangur debaklin që mund ta pësonte ekipi i tij, Heidenheim ndaj Borussia Dortmundit, e cila fitoi në udhëtim me rezultat 2:0.

Shpërndaje në: