Sadiku: Shpresoj që protesta në Hagë të jetë e fundit, por nuk do të ndalemi deri në lirimin e ish-krerëve
Kandidati në radhët e PDK’së për asamble komunale në Vushtrri, Besnik Sadiku, ka qenë i pranishëm në protestën e djeshme në Hagë, ku po mbahen padrejtësisht ish-krerët e UÇK-së.
Sadiku shpreson se kjo do të jetë protesta e fundit në Hagë, megjithatë shton se pa lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, nuk do të ndalen as protestat atje.
“Sic e shihni, jemi tubuar në këtë shesh të Hagës për arsye se janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë çlirimtarët tonë. Në bazë të shpifjeve të Serbisë e Rusisë dhe Dick Martyt.
Shpresojmë që të jetë protesta e fundit. Pa lirimin e tyre as ne nuk do të ndalemi”, tha Sadiku.




