Idrizi Mbështetja e banorëve të lagjes së Zekollëve është dëshmi e qartë se më 12 tetor do të festojmë bashkë fitoren e madhe
Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, ka vizituar fshatin Maxhunaj.
Idrizi ka shkruar se u prit ngrohtësisht dhe se përkrahja e lagjes së Zekollëve “është dëshmi e qartë se më 12 tetor do të festojmë bashkë fitoren e madhe”.
Postimi:
Sot në fshatin Maxhunaj, në lagjen e Zekollëve, u pritëm ngrohtësisht nga banorët, ashtu si çdo herë.
Organizimin e këtij takimi e bëri numri 2 në listën tonë, Lorik Maxhuni, njëherësh Drejtor i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale gjatë këtij mandati.
Mbështetja e banorëve të kësaj lagjeje është dëshmi e qartë se më 12 tetor do të festojmë bashkë fitoren e madhe./Periskopi/



