Vritet një person në fshatin Balaj të Ferizajt
Një vrasje ka ndodh në fshatin Balaj të Ferizajt.
Burime të Sinjalit nga Emergjenca në Ferizaj bëjnë me dije se në fshatin Balaj është vrarë një person rreth 40-vjeçar, i identifikuar siBrahim Ramusa.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur sonte dhe Policia është mobilizuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Rrethanat se si ka ndodhur vrasja dhe motivi i saj ende nuk dihen, por burimet konfirmojnë se hetuesit e krimeve të rënda dhe njësitë relevante të Policisë së Kosovës janë duke punuar intensivisht./Periskopi/



