Vrasja në Ferizaj, Policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron një armë
Një 40-vjeçar është vrarë sonte në fshatin Balaj të Ferizajt.
I dyshuari për rastin tashmë është arrestuar, teksa Policia ka sekuestruar edhe një armë nga i njëjti.
Nga Policia e Ferizajt kanë thënë se kanë nisur hetimet mbi rastin.
“Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit. Për informata të detajuara do të njoftoheni me raport vijues”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli./Periskopi/



