Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, raporton Periskopi.
Rasti është konfirmuar nga Driton Rugova, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.
Rugova tha se sot rreth orës 19:20, policia është njoftuar se ne lagjen Puhovc në Pejë, ka ndodhur një rast ku dyshohej se një person është pa shenja jete.
Ai tha se policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes,”gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova./Periskopi/



