Fehmi Kupina: Lidhja për Prishtinën me programin dhe listën e saj, drejt fitores së sigurt

Fehmi Kupina: Lidhja për Prishtinën me programin dhe listën e saj, drejt fitores së sigurt

Fehmi Kupina nga “Lidhja për Prishtinën” mbrëmë ka prezantuar listën e kandidatëve për asamble në Kuvendin komunal të Prishtinës, raporton Periskopi.

Ai ka thënë se Lidhja për Prishtinën ka ofertën më të mirë programore dhe listën më të mirë për Kuvend Komunal të Prishtinës dhe se siaps tij fitorja është e sigurt.

“Në këtë mbrëmje madhështore hapëm zyrtarisht fushatën e Lidhjes së Prishtinës. Në një atmosferë të jashtëzakonshme me qytetarë të çdo moshe, familje, të rinj e të moshuar, të gjithë bashkë për një Prishtinë që e duam dhe që e meritojmë”, shkroi ai ndër të tjera.

Njoftimi i plotë i Kupinës:

PRISHTINA E SË NESËRMES FILLOI ME LIDHJEN E PRISHTINËS
Mbrëmë e pamë qartë: kur qytetarët bashkohen, asgjë nuk është e paarritshme. Mbrëmë filluam të ndërtojmë bashkë një Prishtinë që të gjithë e duam.
Një rrugëtim që shkon përtej fushatës, një rrugëtim që frymon shpresë për Prishtinën. Një nismë e madhe e një lëvizjeje qytetare që nuk ndalet.
Në këtë mbrëmje madhështore hapëm zyrtarisht fushatën e Lidhjes së Prishtinës. Në një atmosferë të jashtëzakonshme me qytetarë të çdo moshe, familje, të rinj e të moshuar, të gjithë bashkë për një Prishtinë që e duam dhe që e meritojmë.
Me ofertën më të mirë programore dhe listën më të mirë për Kuvend Komunal të Prishtinës, fitorja jonë është e sigurt.

Shpërndaje në: