Apple lanson sistemin e ri operativ tek iPhone

Apple lanson sistemin e ri operativ tek iPhone

Gjiganti teknologjik Apple ka prezantuar sistemin e tij më të ri operativ për iPhone dhe pajisjet e tjera, duke sjellë përditësime të rëndësishme dhe një pamje krejt të re.

Përditësimi i fundit, iOS 26 për iPhone, së bashku me versionet e reja për Mac, iPad, TV dhe Apple Watch, është tani i disponueshëm për përdoruesit. Për herë të parë që prej ndryshimit të metodologjisë së emrave nga Apple vitin e kaluar, të gjitha pajisjet kanë numrin e njëjtë.

Një nga risitë më të spikatura është “Liquid Glass”, një dizajn që shtrihet në të gjithë sistemin operativ. Ky efekt ndryshon çdo element vizual – nga ikonat e aplikacioneve në Home Screen deri te njoftimet – duke krijuar një përvojë më të rrjedhshme dhe elegante. Disa aplikacione tashmë kanë filluar të përditësojnë pamjen e tyre sipas këtij standardi.

“Liquid Glass” reflekton idealin e Apple-it për pajisjet e saj si “qelq”. Në praktikë, kjo nënkupton se njoftimet, etiketat dhe menytë kanë efekt virtual, duke i bërë transparente dhe duke mos penguar përdoruesit gjatë përdorimit të pajisjes./Periskopi/

Shpërndaje në: