Sulmoi nënën dhe zyrtaren policore, arrestohet e dyshuara në Vushtrri

Sulmoi nënën dhe zyrtaren policore, arrestohet e dyshuara në Vushtrri

Një grua është arrestuar të martën në Vushtrri nën dyshimin se e ka sulmuar nënën e saj.

Në njoftimin policor thuhet se e dyshuara, gjatë arrestimit, e ka lënduar një zyrtare policore.

Që të dy viktimat, përfshirë edhe të dyshuarën, kanë pranuar trajtim mjekësor.

Pas inicimit të rastit, viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Periskopi/

Shpërndaje në: