Haradinaj: A bash po mendoni se Kosova ka mbet me mbrojt Elbert Krasniqi e Veton Elshani a?
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përmendur raste konkrete që dëshmojnë se Kosova nuk është tërhequr as para Serbisë dhe as para kriminelëve serbë brenda vendit.
Ai shprehu indinjatë ndaj asaj që e quajti një “show” të Ministrit Elbert Krasniqi dhe Komandantit të Policisë për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshanit.
“A besoni ju se Kosova dhe Peja mund të mbeten të mbrojtura nga ky Elbert dhe Veton Elshani? Për të mbrojtur veriun? Jo, djem e çika, Kosovën e mbrojnë të tjerë. Çfarë kërkon Elbert Krasniqi, pjesëtar i një komuniteti, duke shkuar atje dhe duke bërë fotografi për siguri? Ku është roli i tij? Çfarë bën policia duke qëndruar gjithë ditën në konferencë për shtyp?”, tha ai në Klan Kosova./Periskopi/



