Behrami: Kurti sot imiton Serbinë dhe Vuçiqin, me vetëdije sot po jetëson një doktrinë serbe

Behrami: Kurti sot imiton Serbinë dhe Vuçiqin, me vetëdije sot po jetëson një doktrinë serbe

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se për dy dekada ka krijuar narracion të rrejshmë për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Behrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Kurti tani është duke e imituar sjelljen e Serbisë.

“Tash e dy dekada, Kurti e ka krijuar narracionin e rrejshëm që përfituesja më e madhe e dialogut është Serbia. Ai është i bindur se Serbia ka ‘përfituar’ në dialog duke qenë destruktive! Në këtë mënyrë Kurti e ka skicuar rrugën që do ta rrahë. Një rrugë pa aleatë, një rrugë ndryshe nga ajo që kemi ndjekur në dy dekadat e fundit, bashkërisht me aleatët tanë. Kurti sot imiton Serbinë dhe Vuçiqin. Ai me vetëdije sot po jetëson një doktrinë që fund e krye është doktrinë serbe!”, ka shkruar Behrami./Periskopi

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: