Aktakuzë për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë, shkaku hakmarrja për tregtinë me narkotikë

Aktakuzë për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë, shkaku hakmarrja për tregtinë me narkotikë

Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë ndaj Naim dhe Ahmet Berishës, Lum Halimajt dhe Kaltrim Gashit për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 26 mars 2024 në Kolovicë të Prishtinës, ku viktima mbetën E.H. dhe Z.G.

Sipas aktakuzës, palët e armatosura u përplasën për motive hakmarrjeje të lidhura me tregtinë e narkotikëve, duke shkaktuar edhe lëndime të tjera të rënda. Të pandehurit ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, si dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”.

Naim dhe Ahmet Berisha, si dhe Kaltrim Gashi, ndodhen ende në arrati.

Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktakuzën e plotë ndaj Naim, Ahmet Berisha, Lum Halimaj dhe Kaltrim Gashi, të cilët po ngarkohen nga Prokuroria Themelore për vrasjen e dyfishtë që ndodhi më 26 mars 2024 në Kolovicë të Prishtinës.

Çka thuhet në pikën e parë të aktakuzës?

Rreth orës 21:10 të datës 26 mars 2024, në rrugën “Butrinti” në Prishtinë, në bashkëkryerje, Ahmet dhe Naim Berisha, me dashje dhe të pajisur me armë zjarri, privuan nga jeta të ndjerin E.H., raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, të njëjtit kishin vënë në rrezik jetën e të pandehurve të tjerë: Lum Halimaj, Kaltrim Gashi dhe Bilal Kqiku – i ndjerë, ku fillimisht Ahmet dhe Naim Berisha, së bashku me persona të panjohur, ndërmorën veprimet.

Shpërndaje në: