Idrizi viziton disa biznese afër parkut të qytetit: Vushtrria po ndryshon çdo ditë
Ferit Idrizi kryetar i komunës së Vushtrrisë, njëherit kandidat i PDK edhe për një mandat katër vjeçar ka vizituar disa biznese te parku i qytetit, raporton Periskopi.
Ai ka thënë se ketë vend e gjetën në gjendje të mjerueshme ndërsa e sot është pikë takimi kryesor i qytetarëve të kësaj komune.
“Sot vizituam bizneset pranë parkut dhe është kënaqësi të dëgjojmë nga pronarët dhe punëtorët se transformimi i kësaj hapësire ka ndikuar pozitivisht edhe në aktivitetin e tyre, duke sjellë më shumë vizitorë dhe energji në zonë”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Njoftimi i plotë:
E gjetëm këtë hapësirë në gjendje të mjerueshme, e sot është pikë takimi kryesor i qytetarëve tanë.
Sot vizituam bizneset pranë parkut dhe është kënaqësi të dëgjojmë nga pronarët dhe punëtorët se transformimi i kësaj hapësire ka ndikuar pozitivisht edhe në aktivitetin e tyre, duke sjellë më shumë vizitorë dhe energji në zonë.
Vushtrria po ndryshon çdo ditë!



