Propozimi i Kupinës për kompenzim financiar të stafit komunal nis të zbatohet
Propozimi i Fehmi Kupinës për kompenzim financiar të stafit komunal nis të zbatohet, raporton Periskopi.
Kupina në një postim në Facebook u shpreh i lumtur, pasi sic thotë ai punonjësit e administratës meritojnë kushte të favorshme.
Postimi i plotë:
I lumtur që propozimi im i datës 13 Dhjetor 2024 për kompenzim vjetor financiar të punonjësve të administratës së Kryeqytetit ka filluar të zbatohet.
Punonjësit e administratës meritojnë këtë kompenzim dhe kushte më të favorshme të punës për të cilat unë personalisht dhe Lidhja e Prishtinës nuk do të ndalemi asnjëherë.



