Jorge Mendes: Lamine Yamal do ta fitojë shumë herë “Topin e Artë”

Jorge Mendes: Lamine Yamal do ta fitojë shumë herë “Topin e Artë”

Anësori i Barcelonës përfundoi i dyti në votimin për futbollistin më të mirë të sezonit të kaluar, me yllin e PSG-së, Ousmane Dembele, që mori çmimin e madh “Topi i Artë”.

Ende vetëm 17 vjeç, Yamal luajti tashmë më shumë se 50 ndeshje për Barcën, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 18 asiste në të gjitha garat.

Ngritja e tij e shpejtë e ka bërë atë një nga talentet e reja më të shkëlqyera të Evropës.

“Lamine do të fitojë shumë herë Topin e Artë”, tha agjenti i tij, Jorge Mendes, pas ceremonisë./Periskopi/

Shpërndaje në: