Latifi takon bujkun që mori bursë nga komuna: Kjo mbështetje i kishte siguruar prodhimtarinë e dëshiruar
Kryetari aktual i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i cili po rikandidon me numër 174 ka vizituar bujkun nga Celina, raporton Periskopi.
Ai ka thënë se bujku në fjalë është është përfitues i serrës nga komuna që sipas tij i ka siguruar prodhimtarinë e dëshiruar.
Latifi takoi edhe studentët nga ky fshat.
Postimi i plotë:
Një vizitë me shkas bujkut të palodhur nga Celina, Enver Hasani, i cili është përfitues i serrës si mbështetje nga Komuna e Rahovecit. U gëzova që puna i ecte mbarë e mirë dhe kjo mbështetje i kishte siguruar prodhimtarinë e dëshiruar.
Gjithashtu, takova edhe studentët e zotë nga ky fshat, të cilët janë përfitues të bursës nga Komuna, si mbështetje për edukimin e brezave të rinj. U dëshirova shumë suksese në rrugën e tyre të diturisë, me shpresën që së shpejti të bëhen profesionistë që i kontribuojnë edhe komunës sonë me dijet e tyre.
#174



