Duncan për Marrëveshjen e demilitarizimit: S’pranuam që Thaçi të nënshkruante në cilësinë e kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme

Duncan për Marrëveshjen e demilitarizimit: S’pranuam që Thaçi të nënshkruante në cilësinë e kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari John Duncan tha se ata nuk kanë pranuar që Marrëveshja e Demilitarizimit të nënshkruhet nga Hashim Thaçi në cilësinë e kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme.

Kjo deklaratë erdhi pasi dëshmitari u pyet nëse Thaçi dëshironte që ta nënshkruante marrëveshjen si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme, raporton “Betimi për Drejtësi“, transmeton Periskopi.

Dëshmitari tha se po kërkohen hollësi për negociata që kanë zgjatur 13 orë e që ka qenë e dyta më e gjatë në të gjithë karrierën e tij.

“Nëse më kujtohet si duhet dhe nëse keni prova të tjera, mund të më korrigjoni; Na thanë që duhet të nënshkruante zoti Thaçi dhe jo gjenerali Çeku dhe përgjigja jonë ishte; se nëse e doni këtë gjë, ne jemi të gatshëm ta pranojmë një gjë të tillë – por, ne nuk do ta pranojmë këtë në cilësinë e tij si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme pasi do të minonte të tërë operacionin. Prandaj, arritëm në kompromisin që kishim arritur në dy ditët e shkuara”, tha dëshmitari.

Duncan theksoi se UÇK-ja dëshironte që ky dokument i marrëveshjes, në mënyrë të tërthortë të ishte edhe pranim i Kosovës.

“Ne, iu kemi thënë që nuk mund ta pranojmë këtë gjuhë dhe e shpjeguam përsëri. Kjo ka vazhduar gjatë gjithë kohës derisa i mbaruam bisedimet”, tha ai./Periskopi/

Shpërndaje në: