Deputeti ukrainas: Rusia kërkon të vërë zjarrin edhe në Ballkan, ka ndikim te Serbia

Deputeti ukrainas: Rusia kërkon të vërë zjarrin edhe në Ballkan, ka ndikim te Serbia

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko tha se Rusia tashmë prej kohësh po provokon BE, SHBA dhe NATO.

Ai shtoi se Rusia do të jetë e lumtur që të ndezë zjarret dhe në Ballkan përmes aleatit të saj Serbisë.

“Disa mendojnë që ne jemi në Luftën e Tretë dhe unë jam një prej tyre. Nëse do të ketë një zgjerim të luftës pasi Rusia po provokon NATO, BE dhe SHBA. Kundërpërgjigja është e vakët dhe nuk është vetëm për vendet baltike. Rusia kërkon të verë zjarrin dhe në Ballkan, ajo ka ndikim te Serbia dhe do të jetë e lumtur që dhe Ballkani të marrë zjarr.

Dhe jam i bindur që roli i tyre ka qenë i madh edhe në fillimin e luftës në Lindjen e Mesme”, u shpreh deputeti Oleksiy Goncharenko për A2cnn./Periskopi/

Shpërndaje në: