Bëhet viral momenti kur Enrique e takon Dembelen pasi ky i fundit fitoi Topin e Artë

Bëhet viral momenti kur Enrique e takon Dembelen pasi ky i fundit fitoi Topin e Artë

Pasi Paris Saint-Germain fitoi çmimet kryesore në galanë e “Topit të Artë” – për klubin më të mirë, trajnerin më të mirë dhe lojtarin më të mirë të vitit, skuadra u rikthye në stërvitje që të nesërmen.

Në qendër të vëmendjes ishte Ousmane Dembele, i cili u kurorëzua me Topin e Artë 2025, një çmim që shënoi kulmin e një sezoni të jashtëzakonshëm ku francezi ndihmoi PSG-në të fitojë Ligën e Kampionëve, Kampionatin Francez dhe Kupën e Francës.

Kur Dembele u shfaq në fushë me trofeun në duar, Luis Enrique, trajneri i tij, nuk mundi të përmbante emocionet.

 Ousmane Dembele me Topin e Artë  telegrafi.com

“Mallkuar qoftë, Ousmane Dembele! Topi i Artë!”, bërtiti ai, duke vrapuar drejt sulmuesit për ta përqafuar dhe madje për të puthur trofeun, përcjell telegrafi.

Ky moment i gëzuar u bë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe u përhap shpejt mes tifozëve të PSG-së dhe admiruesve të futbollit në mbarë botën.

Ky triumf është edhe më i veçantë duke pasur parasysh historinë e Dembele. Sulmuesi francez ka kaluar periudha të vështira me dëmtime gjatë karrierës së tij në Barcelonë, ku mungoi për 799 ditë për shkak të problemeve fizike.

Tani, përveç festimeve, PSG përgatitet për sfidat e ardhshme të sezonit 2025/26, me Dembele të motivuar dhe trajnerin Enrique të vendosur të udhëheqë ekipin drejt sukseseve të tjera. /Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Netanyahu: I kam thënë kabinetit të fillojë bisedime të drejtpërdrejta me Libanin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se i ka thënë kabinetit të tij të fillojë bisedime…

Ministria e Shëndetësisë: 300 të vdekur nga sulmi i djeshëm në Liban

Numri i të vdekurve nga sulmet e djeshme në Liban është rritur në më shumë…

Kosova e nis me fitore bindëse ndaj Gjibraltarit në futsall

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka regjistruar fitore të thellë në ndeshjen e parë të…

Prevallë: Një shtetas amerikan vdes tragjikisht pas vetaksidentit me motoçikletë katër-rrotëshe

Një shtetas amerikan ka humbur jetën në zonën malore të fshatit turistik Prevallë, pasi është…

Kurti pritet nga kryediplomatja britanike: Zyra e Kryeministrit jep detaje të takimit

Në nisje të vizitës zyrtare në Londër, ZKM njofton se kryeministri i Republikës së Kosovës,…

SHBA në OKB: Trump pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia për të punuar së bashku

Sikurse edhe në të kaluarën, Kosova dhe Serbia kanë drejtuar akuza ndaj njëra-tjetrës në mbledhjen…

Përfaqësuesja e Danimarkës: Serbia t’i sjellë përgjegjësit e sulmit në Banjskë para drejtësisë

Prezantuesja e Danimarkës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Christina Markus Lassen, kërkoi që Serbia…

Zjarri në Veternik u shkaktua nga djegia e një veture, më pas u lokalizua (VIDEO)

Një veturë është përfshirë nga flakët pasditën e sotme në Veternik. Indeksonline ka siguruar pamje…