Ambasada britanike shkruan: Milan Radoiçiqi dhe të tjerët ende nuk janë sjellë para drejtësisë, autoritetet serbe të veprojnë sa më shpejt

Ambasada britanike shkruan: Milan Radoiçiqi dhe të tjerët ende nuk janë sjellë para drejtësisë, autoritetet serbe të veprojnë sa më shpejt

Sot bëhen dy vite nga sulmi i armatosur në Banjskë, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Që nga 24 shtatori i vitit 2023, organizatori i këtij sulmi terrorist, Milan Radoiçiq, vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Nga sulmi terrorist në Banjskë kishte mbetur i plagosur edhe një polic tjetër. Grupe serbe terroriste kishin hyrë në territorin e Kosovës duke kryer sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

Dy vjet pas sulmit terrorist, ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar duke shkruar se sot shënohet përvjetori i dytë i sulmit të tmerrshëm në Banjskë.

“Ne vazhdojmë të vajtojmë humbjen e policit Afrim Bunjaku gjatë atij sulmi. I bëjmë nder profesionalizmit dhe guximit të Policisë së Kosovës për veprimet e saj në rivendosjen e rendit më 24 shtator 2023, si dhe prokurorëve të Kosovës për punën e tyre të durueshme në hartimin e aktakuzës”, thuhet në reagim.

Ambasada britanike ka kërkuar nga autoritet serbe që Radoiçiq të sjellet para drejtësisë.

“Autorët e sulmit, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë arrestuar dhe nuk janë sjellë para drejtësisë, dhe ne edhe një herë u bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të veprojnë sa më shpejt që të jetë e mundur”./Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Tahiri: Kjo Qeveri mbiemrin e ka krizë, e ka bllokuar Kosovën

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar…

Sami Lushtaku jep urdhër për mbylljen e dy qendrave mjekësore në dy fshatra, funksionin me sistemin e Serbisë

Kreu i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se ka dhënë urdhër…

Pikat kyçe të rezolutës së Kuvendit të Kosovës për Mbrojtjen e të Vërtetës Historike të Luftës në Kosovë

Rezoluta e paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për mbrojtjen e të vërtetës historike…

PDK: Rezoluta e miratuar unanimisht, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe dinjitetit të viktimave të luftës

Partia Demokratike e Kosovës mirëpret miratimin në Kuvendin e Kosovës të rezolutës për mbrojtjen e…

U vodhi çantat e dorës dy personave, arrestohet i mituri në Shkodër

Iu vodhi 2 shtetasve, çantat e dorës, ku ata mbanin shuma parash, kapet dhe vihet…

“Ke me hangër plumin shpejt”, dështon seanca për kanosjen ndaj moderatorit Alaudin Hamiti

Në mungesë të të dëmtuarit, Alaudin Hamiti, dështoi të mbahej seanca fillestare ndaj Liman Berishës,…

“Mos ta faltë Zoti evladin e keq se mundet me fëlliqë edhe emrin e familjes”, Kadrijaj thumbon Gërvallën

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla Schwarz për financimin…

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

Sheshi i Pejës sot u mbush me studentë dhe qytetarë për të kundërshtuar fyerjen dhe…