Ferit Idrizi bën homazhe tek varri i heroit, Afrim Bunjaku: Rënia e tij plagë e përbashkët për gjithë Kosovën!

Ferit Idrizi bën homazhe tek varri i heroit, Afrim Bunjaku: Rënia e tij plagë e përbashkët për gjithë Kosovën!

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë homahze sot tek varri i heroit, Afrim Bunjaku, dhe ka vizituar familjen e tij.

Idrizi tha se 24 shtatori do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë si ditë e dhimbjes dhe krenarisë, përcjell Periskopi.

Ai tha se ‘Afrimi ishte baba e qytetar i ndershëm i Vushtrrisë tonë, që u përball me guxim ndaj një sulmi të organizuar ushtarakisht e të financuar nga Serbia’.

“Sot u bënë dy vite nga rënia heroike e policit tonë, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë sulmit terrorist në Banjskë, duke mbrojtur rendin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.Në këtë ditë përkujtimi, bëmë homazhe pranë varrit të tij dhe vizituam familjen Bunjaku, duke përcjellë mirënjohjen dhe respektin e qytetit tonë për sakrificën supreme që ai bëri.Afrimi ishte baba e qytetar i ndershëm i Vushtrrisë tonë, që u përball me guxim ndaj një sulmi të organizuar ushtarakisht e të financuar nga Serbia. Rënia e tij nuk është vetëm humbje për familjen, por plagë e përbashkët për gjithë Kosovën” shkruan Idrizi.

 

Postimi i plotë:

24 shtatori do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë si ditë e dhimbjes dhe krenarisë.

Sot u bënë dy vite nga rënia heroike e policit tonë, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë sulmit terrorist në Banjskë, duke mbrojtur rendin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Në këtë ditë përkujtimi, bëmë homazhe pranë varrit të tij dhe vizituam familjen Bunjaku, duke përcjellë mirënjohjen dhe respektin e qytetit tonë për sakrificën supreme që ai bëri.

Afrimi ishte baba e qytetar i ndershëm i Vushtrrisë tonë, që u përball me guxim ndaj një sulmi të organizuar ushtarakisht e të financuar nga Serbia. Rënia e tij nuk është vetëm humbje për familjen, por plagë e përbashkët për gjithë Kosovën.

Heroi ynë do të mbetet përjetësisht shembull i trimërisë dhe përkushtimit ndaj atdheut.

Lavdi e përjetshme Afrim Bunjakut!

Shpërndaje në: