Gjendet pa shenja jete një shtetase gjermane në Prizren

Gjendet pa shenja jete një shtetase gjermane në Prizren

Wshtë gjetur të dielën pa shenja jete një shtetase gjermane në Prizren. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi se 82 vjeçarja është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e të dielës në dhomën e hotelit ku po qëndronte.

“Sot, më datë 28.09.2025, rreth orës 08:05, policia është njoftuar nga shërbimi emergjent i qytetit se në një dhomë hoteli në Prizren është gjetur pa shenja jete një grua rreth 82-vjeçare, shtetase gjermane, e cila ishte mysafire në Kosovë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Janë intervistuar dëshmitarët dhe është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, dhe hetimet lidhur me këtë rast janë në proces”, ka konfirmuar Bytyqi./Periskopi/

Shpërndaje në: