Uran Ismaili shpërndan gazetën “Koha për Prishtinën”: Lexo projektet tona për lagjet e kryeqytetit
Kandidati i PDK`së për kryetar të Prishtinës, Urani Ismaili, ka shpëndarë numrin më të ri të gazetës “Koha për Prishtinën”, raporton Periskopi.
Ai ka thënë se në këtë numrin më të ri të gazetës qyetatrët mund t`i lexojnë zgjidhjet e tiij për mbeturinat dhe projektete për disa lagje të kryeqytetit.
Njoftimi i plotë:
Lexo për ndryshimin që po e sjellim në Prishtinë në numrin e ri të gazetës sonë #KohaPerPrishtinen 📰!
Flasim për zgjidhjet tona për mbeturinat, dhe projektet konkrete për Tophanen, Lagjen e Muhaxherëve, Kalabrinë, Ulpianën, Matiçanin dhe Barilevën.
kohaperprishtinen.com/platformaezgjidhjeve



