Kryeziu: Veprimet e papërgjegjshme të Vetëvendosjes e kanë thelluar krizën institucionale në vend
Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se interpretimi i Kushtetueses mbetet përgjegjësi mbi të gjitha partitë politike, raporton Periskopi.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se veprimet e VV’së e kanë thelluar krizën institucionale në vend.
Postimi i plotë:
Çdo interpretim që do të japë nesër Gjykata Kushtetuese, përgjegjësia për ngërçin dhe bllokimin e formimit të institucioneve mbetet politike dhe rëndon mbi të gjitha partitë politike. Veprimet e papërgjegjshme të Vetëvendosjes, të ndjekura në një masë të madhe edhe nga opozita, nuk ishin thjesht gabime procedurale, por zgjedhje politike që e kanë thelluar krizën institucionale në vend.
Vakumi juridik e kushtetues është shfrytëzuar si një mbulesë për mungesë vizioni, mungesë përgjegjësie politike dhe përpjekje për të fituar kohë, ndërkohë që institucionet mbeten peng të këtij ngërçi të vetëshkaktuar nga partitë, në dëm të shtetit dhe qytetarëve.



