Covey: Çeku ishte individi më me ndikim në UÇK

Covey: Çeku ishte individi më me ndikim në UÇK

Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë është Jock Covey, i cili kishte qenë zëvendës i përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së në Kosovë, pra UNMIK, raporton Periskopi.

Ai ka deklaruar se komandantët në terren nuk kishin respekt për Hashim Thaçin.

Covey deklaroi se gjenerali Çeku ishte individi më me ndikim në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk ka pasur komandë qendrore, komandant Çeku ishte individi me më ndikim në UÇK, ai kishte nevojë të dinte që kishte marrëveshje mes tyre, ne gjatë takimit e shihnim gjeneral Çekun shumë të qetë, duke parë që komandantët e mbështesnin. Ne kuptuam se UÇK më shumë ishte një lëvizje se sa një ushtri, ata kishin pushtetin në zonat e tyre.”

Shpërndaje në: