Lutfi Haziri: Arbër Ismaijli po vjen, besë dhe shpresë për Gjilanin

Lutfi Haziri: Arbër Ismaijli po vjen, besë dhe shpresë për Gjilanin

Kryetari i LDK`në Gjilan Lutfi Haziri në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit, ka thënë se kandidati i kësaj partie Arbër Ismaijli i cili kandidon për kryetar të Gjilanit, po merr përkrahjen në të gjitha takimet që po zhvillojnë, raporton Periskopi.

Haziri ka shpërndarë në faqen e tij në “Facebook” një takim në fshatin Përlepnicë, ku ka shkruar se kjo përkrahje për Ismaijlin i bënë më të përgjegjshëm dhe më të kujdesshëm në punë, e jo më kryelartë.

Njoftimi i plotë:

Kjo madhështi në formë plebishiti në Përlepnicën e Zija Shemsiut e Xhavit Ahmetit, vendit të rezistencës dhe arsimit, është dëshmia më e mirë e triumfit të LDK-së në Gjilan më 12 tetor.
Kjo përkrahje për Arbërin, Gresën dhe listën kandiduese të LDK-së, na bënë më të përgjegjshëm dhe më të kujdesshëm në punë, e jo më kryelartë. Ju faleminderit nga zemra!.
Ai po vjen. Besë dhe shpresë për Gjilanin!
#GjilaniPertej
#BashkePerGjilan
#ArberIsmajli113

Shpërndaje në: