Miratohet buxheti në Ferizaj, Aliu: Pasqyrë e qartë e vizionit për transformimin e gjithanshëm të Ferizajt

Miratohet buxheti në Ferizaj, Aliu: Pasqyrë e qartë e vizionit  për transformimin e gjithanshëm të Ferizajt

Komuna e Ferizajt në krye me Agim Aliun, nga PDK ka miratuar buxhetin për vitin 2026, shkruan Periskopi.

Ky buxhet përbëhet nga 54,068,494.00 €, nga të cilat 14,413,714.00 € janë të dedikuara për investime kapitale.

Kryetari aktual dhe njëherit edhe kandidati për kryetar ka thënë se kjo është pasqyrë e një vizioni të qartë për transformim të gjithanshëm të Ferizajt.

“Ky buxhet është pasqyrë e qartë e vizionit tonë për transformimin e gjithanshëm të Ferizajt. Çdo lagje dhe çdo fshat ka vendin e vet në këtë projeksion investimesh, duke garantuar vazhdimësi të punëve publike dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët tanë.”- ka thënë Aliu.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: