Deliu pasi Dimal Basha u dënua me 25 mijë euro: Demokracia ndërtohet mbi të vërtetën, jo mbi gënjeshtra e shpifje

Deliu pasi Dimal Basha u dënua me 25 mijë euro: Demokracia ndërtohet mbi të vërtetën, jo mbi gënjeshtra e shpifje

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës ku Dimal Basha dënohet me 25 mijë euro për shpifje, raporton Periskopi.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se eksponentët e Vetëvendosjes janë bërë të njohur për shpifje të tilla.

Deliu tha se vendimi i Gjykatës për Bashën është dëshmi që askush nuk qëndron mbi ligjin.

 

Postimi i plotë:

Fatkeqësisht, eksponentët e Vetëvendosjes janë bërë të njohur për shpifje e sulme personale, duke zëvendësuar debatin politik me fyerje.

Vendimi i Gjykatës së Ferizajt, që shpalli fajtor për shpifje Dimal Bashën, është dëshmi se askush nuk është mbi ligjin. Dinjiteti mbrohet, fjala publike ka përgjegjësi dhe demokracia ndërtohet mbi të vërtetën, jo mbi gënjeshtra e shpifje.

 

“Mafia e betonit” – Gjykata e dënon Dimal Bashën për shpifje me 25 mijë euro

Shpërndaje në: