Plani i paqes, Trump i jep Hamasit 3-4 ditë afat

Plani i paqes, Trump i jep Hamasit 3-4 ditë afat

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se Hamas ka “tre deri në katër ditë” kohë për t’iu përgjigjur planit të tij me 20 pika për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Në një konferencë për shtyp me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të mbajtur dje, Trump tha se do t’i japë Izraelit “mbështetje të plotë për të bërë çfarëdo që duhet të bëjë” nëse Hamas refuzon marrëveshjen.

Duke folur sot për gazetarët në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë rreth planit, Trump tha: Po presim vetëm që Hamasi të përgjigjet. Ai shtoi se “të gjitha vendet arabe, vendet myslimane janë dakordësuar. Izraeli është dakordësuar.”

I pyetur se çfarë mund të jetë përgjigjja e Izraelit nëse Hamasi e refuzon planin, Trump tha se do t’i lejojë Izraelit “të bëjë atë që duhet të bëjë dhe mund ta bëjë mjaft lehtësisht”. Ai nuk dha detaje të mëtejshme.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se Hamasi ka “paguar një çmim të madh” dhe se udhëheqja e tyre është “vrarë tre herë të ndryshme”. “Me Hamasin, është shumë e thjeshtë,” tha ai. “Duam që pengjet të kthehen menjëherë dhe duam sjellje të mirë.”/Periskopi/

Shpërndaje në: