Besnik Osmani: Nga java e ardhshme do të fillojmë me orarin e parë të shërbimeve gjatë fundjavës në QMF-në e Dardanisë, edhe ditën e shtunë

Besnik Osmani: Nga java e ardhshme do të fillojmë me orarin e parë të shërbimeve gjatë fundjavës në QMF-në e Dardanisë, edhe ditën e shtunë

Kandidati për kryetar në Fushë Kosovë, Besnik Osmani ka nisur ditën sot me një lajm të mirë, raporton Periskopi.

Ai në një postim në Facebook ka njoftuar se është inauguruar laboratori i ri në QMF’në e lagjes Dardania.

Osmani ka thënë po ashtu se nga java e ardhshme do të fillojë orarin e parë të shërbimeve edhe ditën e shtunë, në QMF-në e Dardanisë.

 

Postimi i plotë:

Mëngjesin e sotëm e nisëm me një lajm të mirë për shëndetin e qytetarëve tanë.

Inauguruam laboratorin e ri në QMF të lagjes Dardania, duke iu mundësuar banorëve që analizat e nevojshme t’i kryejnë aty pranë, pa qenë e nevojshme të shkojnë në QKMF.

Po sot, me shumë kënaqësi, nisi përdorimin edhe i rëntgenit të ri në QKMF, një investim që rrit cilësinë dhe saktësinë e shërbimeve mjekësore dhe njëkohësisht minimizon dëmet nga rrezatimet.

Dhe lajmi më i mirë: nga java e ardhshme do të fillojmë me orarin e parë të shërbimeve gjatë fundjavës në QMF-në e Dardanisë, edhe ditën e shtunë!

Kujdes më i madh dhe më afër qytetarëve tanë.

Shpërndaje në: