Isufaj takon Altin Dumanin – SPAK: Mbështesim Prokurorinë Speciale në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Isufaj takon Altin Dumanin – SPAK: Mbështesim Prokurorinë Speciale në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka takuar shefin e SPAK, Altin Dumani, raporton Periskopi

Sipas një njoftimi për media, thuhet se u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.

“Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 10 Shtator 2025 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, z. Blerim Isufaj, priti të mërkurën në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgnizuar, z.Altin Dumani.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.
z.Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndërsa, z. Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend.

Shpërndaje në: