Fehmi Kupina bën thirrje për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit: Kontrolli dhe zbulimi i hershëm shpëton jetë

Fehmi Kupina bën thirrje për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit: Kontrolli dhe zbulimi i hershëm shpëton jetë

Kandidati për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, nga Lidhja për Prishtinën mori pjesë në disa aktivitete në fillimin e muajit për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

Ai bëri thirrje që kjo sëmundje të trajtohet me seriozitet dhe me shtim të kontrollove për parandalimin e tij.

“Sot shënuam fillimin e Muajit Rozë për sensibilizim të qytetarëve për luftën kundër kancerit të gjirit. Çdo grua e prekur nga kanceri i gjirit rrezikon jetën. Çdo grua është nënë, bashkëshorte apo vajzë e dikujt prandaj kërkohet vetëdijësim i të gjithëve. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, në veçanti grave dhe vajzave, që të marrin me seriozitetin më të lartë parandalimin e kancerit të gjirit duke bërë kontrolla të rregullta për zbulim të hershëm. Kontrolli dhe zbulimi i hershëm shpëton jetë”./Periskopi/

Shpërndaje në: