Rregullat e reja për hyrje/dalje hyjnë në fuqi nga 12 tetori, Zyra e BE’së del me njoftim për kosovarët

Rregullat e reja për hyrje/dalje hyjnë në fuqi nga 12 tetori, Zyra e BE’së del me njoftim për kosovarët

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dalë më njoftim lidhur me ndryshimet që pritet të hyjnë në fuqi nga 12 tetori, për hyrje-daljet në BE.

Nga kjo datë, Sistemi i Hyrjes/Daljes do të regjistrojë gradualisht të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e udhëtimit dhe të dhënat biometrike.

Këto rregulla vlejnë për shtetasit që nuk janë anëtarë të BE’së e që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në shtetet brenda unionit./Periskopi/

Shpërndaje në: