Dy qytetarë në Rahovec dorëzojnë në Polici gati 2000 euro të gjetura në rrugë

Dy qytetarë në Rahovec dorëzojnë në Polici gati 2000 euro të gjetura në rrugë

Dy qytetarë kanë dorëzuar në stacionin policor në Rahovec gati 2000 euro të cilat i kishin gjetur në rrugën “Sheh Mihedini”.

Rasti ka ndodhur të mërkurën e 1 tetorit, sipas njoftimit të Policisë.

Bëhet e ditur se personi I. Sh. i ka dorëzuar 1000 euro, ndërsa H.H. 950 euro.

Policia ka bërë të ditur se të hollat i janë kthyer pronarit, që kishte raportuar humbjen e tyre.

Autoritetet e kanë vlerësuar lartë gjestin e qytetarëve./Periskopi/

Shpërndaje në: