Ferit Idrizi: Sporti është zemra e Vushtrrisë, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për të
Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi së bashku me Daut Maxhunin, kandidatin për Asamble, zhvilluan takim me sportistë, veteranë dhe intelektualë.
Diskutuan për zhvillimin e sportit, rinisë dhe kulturës, duke premtuar punë të përbashkët për një Vushtri më të fortë dhe më të gjallë, përcjell Periskopi.
“Sporti është zemra e Vushtrrisë,” tha kandidati, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen.



